Renault Laguna e ristilizuar
Paris, 1 dhjetor - Renault ka prezantuar modelin e ri-stilizuar Laguna, i cili pritet të pranohet mjaft mirë në treg.
Aty janë edhe motorët e ri, sistemi 4Control dhe një paletë më e pasur e pajisjeve. Ri-stilizimi i Laguna-s mund të vërehet më shumë në pjesën e përparme mbrojtësi i ri, masak e re, dritat e reja.
Prapa janë dritat LED dhe kapaku i ri-dizajnuar i bagazhit. Interieri i ri është një përmirësim tjetër në Laguna.
Materialet e reja dhe ngjyrat janë zgjedhur në atë mënyrë që brendia të jetë në nivelin e klasës Premium.
Të rinj janë edhe ekranet për prezantimin e informatave të sistemit audio dhe të navigacionit.
Laguna e re sikurse paraardhësit, do të vazhdoj të ofroj karakteristika të shkëlqyeshme të vozitjes, në kombinim me rehatinë superiore. Në këtë do të ndihmoj sistemi i tërheqjes me katër rrota 4Control.
Gama e motorëve do të jetë e gjerë, ku ata me naftë janë ai 1.5 dCi me 110 ps dhe 2.0 dCi me 130, 150, 175 apo 180 ps, derisa ata me benzinë janë ai 2.0 me 140 ps dhe 2.0 turbo me 170 ps.