Renault Laguna e rifreskuar
Paris, 27 prill - Kompania Renault e prezantoi versionin e rifreskuar të modelit të saj Laguna.
Versionet limuzinë dhe karavan kanë fituar maska të reja të përparme me LED dritat e ditës, ndërsa blerësit mund të zgjedhin edhe alu-fellnet e ristilizuara prej 16-inç.
Ndryshimet në brendësi nuk janë të mëdha dhe përfshijnë edhe sistemin multimedial R-Link me ekranin 7-inç të ndjeshëm në prekje.
Pakot e pasura të pajisjeve përmbajnë edhe mbulesat e reja, detaje në ngjyrën e shkëlqyeshme të zezë dhe allu-fellnet ekskluzive 17-inç.
Motorika ka mbetur e njëjtë, por ato tani mund të pajisjen me ndërruesin e ri EDC me lidhje të dyfishtë.
Motori 1.5-litra dCi 110 harxhon 4.3 litra karburant në 100 km me emetimin e CO2 prej 113g/km.
Laguna e re e fitoi edhe të ashtuquajturin 4Control sistemin i cili ofron karakteristika dinamike të ngasjes dhe precizitet më të madh të kontrollit.
Modeli i freskuar i Renault Laguna-s do të fillojë të shitet që nga ky muaj.