22 Dhjetor 2024

Renault Koleos 2012 më i bukur se asnjë herë me parë

Paris, 25 korrik - SUV-i i parë i markës Renault, nuk është pranuar mirë në Evropë dhe gjatë vitit 2010, është shitur në vetëm 14 mijë copë.

Në mesin e modeleve për pasagjerë të Renault-it, ky model është më së paku i pranuar.

Por një përmirësim i lehtë i dizajnit dhe zvogëlimi i harxhimeve, do të ndihmojnë që të ndryshojë ky trend për Koleos.

Koleos është modeli i parë që ka fituar dizajnin e ri të pjesës së përparme të veturës, e cila do të jetë karakteristike për shumicën e modeleve të ardhshme të Renault-it.

Në pjesën e përparme dominojnë grupet elegante të dritave si dhe maska e re.

Ndërsa për pjesën e prapme, Renault thotë se është mjaft modern dhe sportiv, sa nuk ka nevojë për përmirësime.

Ofertën e motorëve do ta përbëjnë motorët e tanishëm: 2.0 dCi (M9R) me 110 kuaj fuqi dhe ai benzinë me 4 cilindra 2.5 (TR25) me 126 kW.

Këta motorë mund të lavdërohen me harxhime të zvogëluara dhe emetimin e gazrave CO2.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)