22 Dhjetor 2024

Renault-i do të ndërtojë fabrikë në lidnjen e largët ruse

Moskë, 4 mars - Prodhuesi francez i automobilave Renault do të ndërtojë një repart prodhues në lindjen e largët ruse, transmeton RIA Novosti.

Një delegacion i kësaj kompanie, i kryesuar nga drejtori ekzekutiv për Rusi, Igor Titov, tashmë gjendet në terren dhe është duke shqyrtuar disa lokalitete të mundshme.

“Ekspertët e Renaultit janë duke i shqyrtuar repartet prodhuese në Daldizel dhe në Gorki, si dhe në disa vende në Kabarovsk. Delegacioni, po ashtu, vizitoi qytetin Sovetskaja Gavan, ku i shqyrtonte repartet e ish-kompanisë Northern Shipyard”, thuhet në kumtesën e kompanisë.

Guvernatori i rajonit Kabarovski u ka premtuar përfaqësuesve të Renaultit se autoritetet lokale do t’i sigurojnë të gjithë kushtet që kompania të mund të fillojë prodhimtarinë e automobilave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)