Renault do të zgjerojë prodhimin e vet në Rusi
Paris, 29 nëntor - Një nga Kompanitë më të vjetra franceze Renault planifikon të zgjerojë në vitin 2012 kapacitetin prodhues të uzinës së prodhimit të automobilave në Moskë (Shoqëria e Hapur Aksionere Avtoframos) deri në 10% dhe ta sjellë prodhimin vjetor të automobilave në të deri në 175.000, deklaroi përpara gazetarëve Kreu i Kompanisë në Rusi Bruno Ancel.
Bordi drejtues i Renault mori vendimin të prodhojë në Avtoframos 7 modele.
Në vitin 2012 atje do të fillojë montimi i modeleve të reja Koleos dhe Latitude.