Renault do të investojë 660 milionë euro në Iran
Kompania e re e përbashkët do të drejtohet me 60 për qind aksione nga “Renault”, Organizata për rinovimin dhe zhvillimin industrial (20 për qind – një organizëm publik iranian dhe shoqëria private iraniane “Parto Neguine Nasseh” do të zotërojnë secila 20 për qind.
“Faza e parë e kësaj marrëveshje me vlerë 660 milion euro parashikon prodhimin e 150.000 automjeteve në vit”, deklaroi Mansour Moazami, kreu i Organizatës për rinovimin dhe zhvillimin industrial.
Joint-venture do të ketë selinë në Saveh, rreth 120 kilometra në jug-perëndim të Teheranit në një uzinë ekzistuese që do të zgjerohet dhe modernizohet. Kompania do të hedhë në treg modelet kryesore si dhe “Duster” dhe “Dacia”, marka rumune të blera nga “Renault”.