23 Dhjetor 2024

Rekord i ri për industrinë e teknologjisë së lartë në Kinë

Pekin, 2 prill - Ministria kineze e Shkencës dhe Teknologjisë njoftoi se gjatë vitit të kaluar vlera e përgjithshme e industrisë së prodhimeve të teknologjisë së lartë në Kinë kaloi shifrën 10 trilionë juanë, duke shënuar një rekord të ri.

Sipas ministrisë, numri i kompanive të teknologjisë së lartë arriti në afro 60 mijë gjatë 2011-ës dhe përfitimet neto arritën mbi 760 miliardë juanë. Taksat e mbledhura nga kjo industri ishin mbi 660 miliardë juanë.

Ministria e Shkencës dhe e Teknologjisë tha se gjatë këtij viti do të nxisë më tej zhvillimin e industrisë së teknologjisë së lartë, duke marrë masa për përgatitjen e zhvillimin e industrisë së re strategjike, shpejtimin e ndryshimit e modernizimin e industrive tradicionale dhe zhvillimin e industrisë së shërbimeve moderne.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)