Reindustrializimi fjala e re magjike
Bruksel, 20 shkurt - Evropa sikur i hoqi syzet me ngjyrë trëndafili dhe e pash drejtpërsëdrejti të vërtetën. Pesimizmi i shkaktuar nga rritja e vogël dhe konkurrueshmëria e ulët e ekonomisë evropiane u zëvendësuan me një stimul të ri për daljen nga kriza, krizë kjo e cila vazhdon tashmë gjashtë vjet.
Fjala e re magjike për BE-në është reindustrializimi. Ai shkaktoi një optimizëm të ri për zgjidhjen e problemeve si në Bruksel, ashtu dhe në Sofje. Nëse kjo do të jetë një strategji e suksesshme apo jo për përballimin e konkurrencës së madhe në tregjet botërore, ose do të mbetet prova e radhës për të arritur vrapuesit më të shpejtë?
Një prej këngëve të njohura te ne para pak kohe ishte Si ti arrijmë amerikanët? Bënim shaka, por shakaja mund të bëhet realitet, sepse Evropa tashmë i humb pozitat e saj në krahasim me ekonomitë moderne, që zhvillohen me tempe të shpejta. Nga njëra anë Brukseli është duke përpunuar strategji për rritjen e konkurrueshmërisë, kurse nga ana tjetër vendos një sërë barrierash para biznesit. Mirëpo paratë ndjekin rrugën më të lehtë.
Prandaj ato largohen nga Kontinenti i Vjetër dhe shkojnë atje ku ka një mjedis më të mirë të biznesit. Prandaj në Bruksel filloi të flitej për reindustrializimin, që do ta rikthejë forcën prodhuese të Evropës.