22 Dhjetor 2024

Qytetarë të papërgjegjshëm shfrytëzojnë rastin për kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit

Prishtinë, 14 mars - Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' (KRUP) ka bërë të ditur se sot në fshatin Hajvali, qytetarë të papërgjegjshëm shfrytëzojnë momente sikurse sot, momente në kohën kur gjithandej po zbatohen masa të rrepta për parandalimin e përhapjes së virusit Corona, gropojnë, merren me kyçje ilegale, vendosin tubacione pa miratimin e askujt, pra gjithçka në mënyrë ilegale.

Si pasojë e kësaj dukurie të shëmtuar, e aq më tepër e shfrytëzuar në periudhën në të cilën po kalojnë qytetarët, e dëmton rrjetin e ujësjellësit dhe mund të vije deri te çrregullimi i sistemit të furnizimit me ujë dhe kjo situatë më së paku na duhet sot.

KRUP ka ftuar organet përgjegjëse të merren me raste të tilla, konkretisht me rastin e ditës së sotme.

Po ashtu KRUP ka ftuar edhe organet kometente të na ndihmojnë, që të mos ballafaqohemi me çrregullime në sistem.

"Janë totalisht të papranueshme këto shëmti nga njerëz të papërgjegjshëm që shfrytëzojnë kohë krizash për t'i bërë ,, mirë,, vetes dhe familjes së tyre."

"Ne, jemi duke bërë përpjekje maksimale me ekipe mobile dhe menaxhment që, ta menaxhojmë këtë situatë e cila mund të ndikojë , që të shfaqen turbullira në krojet tuaja për shkak të ngjarjes së ditës së sotme,por organet kompetente të merren me raste të tilla që mund të dëmtojnë me qindra konsumatorë që furnizohen me ujë të pijshëm nga KRU,, Prishtina,, sh.a", thekson KRUP.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)