Qipro nis kërkimin e gazit natyror në Mesdheun Lindor
Nicosia, 21 shtator - Pjesa greke e Qipros i ka bërë veshët të shurdhër ndaj paralajmërimeve të Turqisë dhe Republikës Turke të Qipros së Veriut dhe ka nisur punimet për kërkimin e rezervave të gazit natyror në Mesdheun Lindor.
Sipas lajmit të radios greko-qipriote, kompania amerikane Nobëll Enërxhi (Noble Energy) që bën shpime në për gaz natyror deklaroi se mbrëmë ka nisur procesi i shpimit në parcelën e 12-të, që ndodhet në jug të ishullit dhe njihet me emrin Afrodit.
Lajmi u konfirmuar edhe nga Departamenti i Energjitikës pranë Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë të Qipros greke.
Radioja greko-qipriote bëri të ditur gjithashtu se mbi platformën e shpimit te kompanisë amerikane fluturojnë avionë spiunazhi pa pilotë të Izraelit dhe se në pjesën lindore të platformës janë pare anije të flotës detare.
Nga qeveria greko-qipriote nuk ka ardhur ende ndonjë deklaratë zyrtare në lidhje me këtë çështje. Në deklaratën e mëparshme zyrtare ishte bërë e ditur se shpimi do të fillonte kur të ishte e nevojshme.
Ndërsa Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Beglitis, foli për mundësinë e shkallëzimit të tensionit në Mesdhe, ndërsa tha: Nuk kemi frikë nga kërcënimet e Turqisë.
Bashkimi Evropian në lidhje me tensioni e krijuar nga punimet e njëanshme të shpimit që ka nisur pjesa greke e Qipros u bëri thirrje palëve të ruajnë gjakftohtësinë.