Qeveria merr vendime për mbrojtjen e burimeve ujore
Prishtinë, 25 qershor - Katër vendime të miratuara në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kanë të bëjnë me mbrojtjen e burimeve ujore, që përdoren për pije në komunat e ndryshme të Kosovës.
Qëllimi i këtyre vendimeve është mbrojtja e burimeve ujore nga ndikimet negative, të cilat mund të dëmtojnë gjendjen normale nga aspekti i cilësisë dhe sasisë; të sigurojë shfrytëzim të qëndrueshëm, në dobi të shëndetit publik, mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit social-ekonomik të Kosovës; si dhe të përcaktojë zonën mbrojtëse të burimeve.
Sipas vendimeve, veç e veç, janë përcaktuara zonat e mbrojtura të burimeve ujore që përdorën për pije: Puset në Banjë, Komuna e Malishevës; Lumi Radeshë në Radeshë, Komuna e Dragashit; Bunarllyk-Galeria 1 dhe Bunarllyk-Galeria 2 dhe tri puset e reja 1,2,3 në Prizren, Komuna e Prizrenit; dhe, 40 bunarët, Komuna e Prizrenit.
Qeveria e Kosovës ka emëruar në pozitën e kryeinspektorit në Inspektoratin e Tregut, në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, z.Lulzim Syla.