Qeveria angazhon ekspertë për Trepçën
Prishtinë, 5 shkurt - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në mbledhjen e Qeverisë ka marr vendim për ndarjen e 15 mijë eurove për angazhimin e ekspertëve lidhur me studimet e reja që do të bëhen në ndërmarrjen Trepça.
Me këtë rast, kryeministri Isa Mustafa ka thënë se është e nevojshme një gjë e tillë dhe se ekipi që do të angazhohet do të kryej studimet e duhura.
Qeveria Mustafa është zotuar se prioritet është ekonomia dhe rikapitalizimi i Trepçës.