Qeveria amerikane i dërgon BP-s faturën e parë të dëmit
SHBA, 4 qershor - Pas katastrofës në brigjet amerikane, qeveria amerikane i ka dërguar koncernit energjitik të naftës BP faturën e parë të dëmit prej 69 milionë dollarësh.
Me këtë do duhet t\'i hiqet taksapaguesve barra e luftimit të katastrofës të shkaktaur nga rrjedhja e pandalshme e naftës, tha një zëdhënës i presidentit amerikan në Uashington.
Ekspertët e bankave përllogarisin dëme që kapin shumën e 30 miliardë dollarëve. Ka gjasa që BP të ketë arritur sukseset e para në përpjekjet për bollkimin e vrimës së shpimit.
Në natën e së premtes BP ia doli të vendosë një mburojë thithëse në 1500 metra thellësi, më parë ishte bllokuar tubacion i dëmtuar.
Kompania e naftës British Petroleum ka ulur një kapak mbi vrimën prej nga derdhet nafta, në kuadër të tentativës së saj të fundit për të ndaluar rrjedhjen në Gjirin e Meksikës.
Pamje filmike të regjistruara tregojnë se kapaku u ul në vendin e duhur, duke u ndeshur me presionin nga derdhja e naftës.
Do të duhet pak kohë për të parë nëse teknika e re funksionon ose jo. Roja Bregdetare amerikane deklaroi se kapaku, edhe nëse funksionon, do të ketë vetëm një efekt të përkohshëm.
Ndërsa presidenti Barack Obama ka kritikuar sërish ashpër BP, duke u shprehur se nuk e ka parë ende përgjigjen e shpejtë ndaj katastrofës.
Në një intervistë për CNN, shefi i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se, kompania mi ka ngritur nervat për shkak të derdhjes së naftës.
Presidenti amerikan, Barack Obama këtë të premte viziton për të tretën herë vendin ku ndodhi shpërthimi, për t\'u informuar mbi gjendjen aktuale të punimeve.