Punime teknike lenë pa uj Lagjjen e Spitalit, Mati 1 dhe Bregun e Diellit
Prishtinë, 19 dhjetor - Kompania Rajonale e Ujësjellësit ''Prishtina'' (KRUP) ka njoftuar se gjatë ditës sotme do të realizohen punime teknike në gypin magjistral fi 600 mm Badoc.
KRUP thekson se realizimi i punimeve të tilla bëhet gjithnjë për funksionim më të mirë të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit.
Gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 10:00-18:00 pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin: Lagjja e Spitalit, Mati 1 dhe Bregu i Diellit në Prishtinë.
"Ua kujtojmë se, kur kemi punime të tilla në gypa më të mëdhenj, në moment që uji vjen në krojet tuaja duhet lënë të rrjedhin për pak minuta për shkak që mund të vjen i turbullt , deri në shpërlarjen e linjës."
"Poashtu, ne po e saktësojmë kohën e realizimit përfundimtar të punimeve, por në moment që gypi funksionalizohet merr pak kohë derisa të vjen në krojet tuaja, për shkak të gjatësisë së linjës dhe mbushjes së rezervuarëve të konsumatorëve individual, të cilët ne nuk i menaxhojmë", thekson KRUP.