Punime në rrugën "Tirana", Dardania, Lakrishtja dhe Arberia mbesin pa ujë
Prishtinë, 20 qershor - Gjatë ditës së sotme Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit nën mbikqyrjen e drejtorisë teknike kanë planifikuar realizimin e disa punimeve teknike në rrjet, në gypin me diametër fi 200 mm, në rrugën e " Tiranës" në Prishtinë.
Punimet do të fillojnë së realizuari duke filluar nga ora 12:00, me ç'rast pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin: lagjja" Lakrishte", një pjesë e lagjes" Dardania" dhe një pjesë e lagjes " Arbëria" mbi hekurudhë deri te komuna e re e Prishtinës.
Furnizimi rikthehet pas sanimit të gypit.
Realizimi i punimeve teknike të tilla, po bëhet gjithnjë për një infrastrukturë më funksionale të rrjetit të ujësjellësit.