Punëtorët në fabriken Ferrari përfituan tre rroga bonus
Romë, 4 prill - Të punësuarit tek kompania Ferrari kanë marrë një bonus të veçantë në vlerë të tre pagave mujore për shkak të rezultateve të shkëlqyera që kompania ka arritur në periudhën 2010-2012.
Sipas drejtorit ekzekutiv të kompanisë, Luca di Motezemolo, shuma më e vogël e bonusit është 4.500 euro dhe është paguar për punëtorët që janë të shkallës më të ulët profesionale.
Përveç tre pagave ndonjë punonjës ka marrë edhe një bonus shtesë prej 4.000 euro, raportojnë mediat italiane.
Di Montezemolo gjithashtu falenderoi të gjithë punonjësit për angazhimin dhe punën që bëjnë ata në kompani.
Në fabrikën e kompanisë automobilistike Ferrari janë të punësuar 3.000 punëtorë. Di Montezemolo premtoi shpërblime tjera për të punësuarit pasi të përmblidhen rezultatet për periudhën 2013-2015.