Punësimi në sektorin industrial turk rritet me 2,8 për qind
Stamboll, 2 mars - Instituti i Statistikave të Turqisë publikoi indekset e inputeve në fuqinë punëtore industriale.
Shifrat përfshijnë muajt tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2012. Sipas shifrave në fjalë punësimi në sektorin industrial është rritur me 2,8 për qind.
Edhe orët e punës në industri kanë shënuar një rritje prej 2,4 për qind në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit të mëparshëm.
Kurse rritja e pagave bruto dhe rrogave u realizua në 12,3 për qind.
Sektori që shënoi rritje më të lartë në punësim për të njëjtën periudhë ishte prodhimi i produkteve të ndërmjetme, me 3,9 për qind.