Publikohet Citroeni C4 i ri
Paris, 5 qershor - Pas fotove të para nga modeli i ri i Citroen C4, është publikuar edhe një video e shkurtër si dhe informacione tjera më në detaje për anën përmbajtësore të saj.
Ky model i ri, për herë të parë do të promovohet në sallonet e tyre në Paris dhe oferta do të përmbaj 3 lloje me motor benzine dhe 3 tjerë me motor dizel.
Modeli emocionuese i ri është vendosur për të shkuar në shitje në Britani të Madhe më 15 nëntor.
Motori me benzin do të përfshijë 1.4 liter me 95 KS fuqi; 1,6 litra me 120 KS dhe 1,6 litra me turbo 155 KS fuqi. Ofertë tjetër me motor dizel do të jenë 1,6 litra HDi me 90 ose 105 KS dhe 2.0 litra HDi me 150 KS fuqi.