Publikohen ,,Statistikat Afatshkurtra të Industrisë"
Prishtinë, 12 shtator - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për muajin qershor 2022 (2020=100).
Ky publikim, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri: B - Nxjerrëse, C - Përpunuese, D - Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, dhe E - Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.
Në muajin qershor të vitit 2022, Indeksi i qarkullimit në sektorët e Industrisë, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (qershor 2021)kishte rritje te: Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (6.10%); dhe Industria përpunuese (0.70%).
Kurse, kishte rënie te: Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (-0.82%) dhe Industria nxjerrëse (-0.72%).
Ndërkaq, struktura e numrit të të punëtorëve kishte rritje te: Industria nxjerrëse (0.03%); dhe Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (0.02%).
Kurse, kishte rënie te: Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (-0.04%); dhe
Industria përpunuese (-0.01%).
Për më shumë informata, lidhur me Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/statistikat-afatshkurtra