Publikohen Statistikat Afatshkurtra të Industrisë
Prishtinë, 15 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat afatshkurtra të industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për TM4 2021 (2017=100).
Kjo anketë, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri: B - Nxjerrëse, C - Përpunuese, D - Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, dhe E - Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.
Në tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2021, krahasuar me tremujorin e tretë (TM3) 2021, kishte rritje në: sektorin e industrisë përpunuese (C) për 7.83%; dhe sektorin e furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) për 4.96%. Ndërsa, kishte ulje në: sektorin e industrisë nxjerrëse (B) për (-37.84%); dhe në sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) për (-10.45%).
Ndërkaq, krahasuar TM4 2021 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM4 2020), kishte rritje në: sektorin e e furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) për 49.05%; dhe në sektorin e industrisë përpunuese (C) për 28.31%. Ndërsa kishte ulje në: sektorin e industrisë nxjerrese (B) për (-33.82%) dhe në sektron e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) për (-6.83%).
Për më shumë informata, lidhur me Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, vizitoni: https://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/statistikat-afatshkurtra