Prugovci, Lebana dhe Besia sot me ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm
Prishtinë, 10 qershor - Kompania Rajonale e Ujësjellësit ''Prishtina'' (KRUP) ka njoftuar se gjatë ditës së sotm duke filluar nga ora 10:00 deri 15:00, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm konsumatorët e fshatrave Prugovc, Lebanë dhe Besi.
Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm sipas KRUP janë punimet e planifikuara teknike, konkretisht Ndërtimi i Pusetës Zonale për atë pjesë.
"Ua kujtojmë se, çfarëdo investimi/intervenimi në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit realizohet për shërbime gjithnjë e më cilësore për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit", ka deklaruar KRUP.