Projektohet Ferrari i e dekadës së ardhshme
Valenci, 9 prill - Christophe Jourd\'hui, një projektuesi i ri francez, ka projektuar Ferrarin e dekadës së ardhshme.
Bëhet fjalë për modelin Getto. I diplomuar në Shkollën Ndërkombëtare të Dizajnit në Valenciennes, Jourd\'hui ka nisur punën edhe pse jo i autorizuar nga kompania, për projektimin e një supermakine e cila do të jetë pasaardhëse e kokëkuqeve italiane.
Getto është projektuar duke pasur parasysh makinat klasike të Ferrarit përfshirë P4, 288 GTO, 250 GTO dhe F40.
Nëse projektuesi dhe kompania e prodhimit të makinave do ta shikojnë këtë projekt me seriozitet, makina mund të jetë e gatshme për blerësit në vitin 2025.