22 Dhjetor 2024

Projekti “Nabuko” do të marrë 4 miliardë euro

Sofje, 10 shtator - 4 miliardë euro do të marrë projekti për ndërtimin e gazsjellësit “Nabuko” i cili do të furnizojë gaz jo rus nga Azia dhe lindja e Afërt për vendet nga Evropa Qendrore. Traseja do të kalojë përmes Turqisë, Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë dhe Austrisë.

Injeksioni financiar vjen nga Banka Investuese Evropiane, Banka Evropiane për rivendosje dhe zhvillim dhe Banka Botërore. Pjesëmarrja e të tria institucioneve financiare është tregues për përkrahjen të cilën e merr “Nabuko”, sepse garanton financimin e plotë të projektit.

Bashkimi Evropian po kështu lëshoi 200 milionë euro, ku pritjet janë që këto mjete të shfrytëzohen për ndërtimin e pjesës e cila lidh Bullgarinë dhe Turqinë, e cila do të shfrytëzohet dhe për lidhje midis të dyja vendeve.

Projekti për gazsjellësin “Nabuko” mbetet me prioritet për Komisionin Evropian, kurse financimi i tij dhe investimet duhet të zgjidhen deri në fund të vitit”.Fjalët janë të zëdhënëses të komisares evropiane mbi energjetikën Marlene Hollcner, të thëna përpara ditëve.

Për ndërtimin e tubacioneve, pjesëmarrësit në projektin evropian planifikojnë dhe investime personale në përmasë të 8 miliardë eurove. Në fushatën e projektit “Nabuko” hyjnë “Holldingu Energjetik Bullgar”, kompania gjermane RWE, ajo austriake OMV, ajo hungareze MOL, rumunia “Transgaz” dhe kompania turke “Botash”. Ndërtimi i gazsjellësit duhet të fillojë gjatë vitit të ardhshëm dhe të përfundoi gjatë vitit 2015. Pritet që gazsjellësi strategjik për Bashkimin Evropian të arrijë kapacitet prej 31 miliardë metra kubike dhe kështu të kontribuojë për pakësimin e varësisë së Bashkimit Evropian nga gazi rus.

Problemi bazë për “Nabukon” mbetet garantimi i një sasie të mjaftueshme të gazit natyror. Gazsjellësi i recensuar nga Bashkimi Evropian konsiderohet për konkurrent të projektit rus “Rryma jugore”, kurse Bullgaria merr pjesë në ndërtimin e të dyja gazsjellëseve.

“Kishte reagime treguese nga ana e kryeministrit rus Putin, i cili për herë të radhës shprehu dyshime sa i përket mundësisë për furnizimin e gazsjellësit “Nabuko”, e komenton lajmin për kreditë e lëshuara prej 4 miliardë euro eksperti energjetik profesoresha Nina Djullgjerova.

Treguese qe dhe vizita zyrtare e presidentit rus Medvedev në Baku. Azerbajxhani dhe Rusia ranë dakord për shtimin e furnizimeve të gazit për tubacionin rus, që në fakt kalon transit dhe gazin aziatik në drejtim drejt Evropës.

Nga njëra anë kemi zgjidhje të lojtarëve financiar, nga ana tjetër. kemi marrëveshje politike për shtimin e gazit Azerbajxhan drejt tubacioneve ruse. Kjo e ve nën dyshim mbushjen e tubit të ardhshëm “Nabuko”, sepse Irani tani për tani nuk mundet, Turkmenistani nuk do, kurse Azerbajxhani uli deri në minimum praninë e vet si lojtar në plotësimin e “Nabukos”.

Bullgaria detyrimisht duhet të mbrojë pozitat e veta dhe të mos të heq dorë nga asnjë projekt, është kategorike Nina Djullgjerova.

“Sepse kjo është një pjesë nga skema e madhe gjeopolitike e regjionit të detit të Zi, ku bullgaria vizatohet si një qendër e mirë transit, nga e cila mund maksimalisht të shfrytëzohet dhe të forcojë aktivët e veta politike në këtë lojë strategjike ekonomike”.

Ndërtimi i gazsjellësit rus “Rryma jugore” është në një fazë të përparuar. Paralelisht me të Rusia është me ambicie të përfundoi dhe projektin “Rryma Veriore”. Varësia e Bashkimit Evropian nga furnizimet e gazit rus tani për tani është 35%, kurse pas ndërtimit të këtyre dy tubacioneve ajo do të shtohet dyfisht.

Analizuesit komentojnë se, me veprimet e veta Moska ka për qëllim të mos të humbasë kontrollin mbi tregun e gazit në Evropë, duke mos lënë lëndë për projekte alternative. “Në këtë rast kemi raundin e radhës nga loja e madhe politike “kush-cilin”, përgjithëson profesorja Nina Djullgjerova. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)