Profiti i Gazprom-it është rritur për 24 për qind
Moskë, 30 prill - Kompania Gazprom vitin e kaluar ka shënuar neto profit prej 969 miliardë rublash (34,95 miliardë dollarë), që është për 24 për qind më shumë sesa vitin e kaluar.
Fitimi operativ i kompanisë ruse në vitin 2010, është rritur për 30 për qind, në 1,11 mijë miliardë rubla, për sa u rrit edhe profiti para tatimimit dhe arriti 1,27 mijë miliardë.
Në vitin paraprak prodhimi i gazit të Gazprom-it është rritur për dhjetë për qind në nivel vjetor, në 508,6 miliardë metra kub, transmetoi dje RIA Novosti.