25 Dhjetor 2024

Produktet "Made in Kosova" paragjykohen

Prishtinë, 10 nëntor - Tregu kosovar është plot prodhime vendore, duke filluar nga ato ushqimore, ato të tekstilit e deri te prodhimet metalike. Në mesin tyre ka edhe mallra vendi shumë të mira, të çertifikuara sipas standardeve evropiane.

Por, kur mendohet cilësia e tyre, konsumatorët kanë një dilemë a duhet t’u besojnë prodhimeve “Made in Kosova “ apo atyre të importuara.

Gjeneratat e vjetra, besojnë se prodhimet vendore janë më cilësore, por brezat e rinj, nuk dëshirojnë të besojnë në cilësinë e mallrave kosovare.

Profesori Shefqet Kadishani, 62-vjeçar, kur pyetet për cilësinë e mallrave ushqimore, përgjigjet se ushqimi në atë kohë ka qenë origjinal, ndërsa këto mallra, siç i quan ai, janë pa shije dhe pa kalori.

“Kur kam qenë më i ri dhe deri para luftës, ushqimi ka qenë origjinal, vendor, kalorik. Tani nuk ka shije asnjë produkt. Unë i përdor vetëm se nuk kam çfarë të bëj",-thotë Kadishani.

Ndërsa të rinjtë, si për shembull,Festina, studente në Departamentin e Stomatologjisë në Universitetin e Prishtinës, preferon më tepër produktet e huaja.

Valdet Gjinovci, në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, thotë për Radion Evropa e Lirë, se prodhimet vendore plotësojnë gati të gjitha kriteret e Bashkimit Evropian sa i përket e cilësisë së tyre. Sipas tij, mallrat që gjenden në treg, janë të sigurta për konsum nga konsumatorët.

Në Kosovë, industria e prodhimit të qumështit konsiderohet me kapacitete të mjaftueshme për të mbuluar të gjithë tregun. Në vitrinat e dyqaneve vërehet shumëllojshmëri e këtyre prodhimeve, por jo shpesh zgjidhen nga konsumatori, pasi deri në 60 për qind të produkteve të qumështit importohen nga vendet e rajonit dhe të Evropës.

Pavarësisht, paragjykimeve të konsumatorëve dhe problemeve, me të cilat përballen prodhuesit vendorë, disa nga mallrat “Made in Kosova” tashmë kanë depërtuar në tregun evropian, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 


/rel/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)