23 Dhjetor 2024

Produktet e drurit në Kosovë të standardeve më të larta evropiane

Prishtinë, 19 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në Konventën e parë të industrisë së drurit në Kosovë, që u mbajt në Prishtinë.

Të pranishëm në këtë konventë ishin edhe James Hope, drejtor i USAID-it në Kosovë, Hashim Deshishku, kryetar i bordit të Shoqatës së Përpunimit të Drurit të Kosovës si dhe prodhues të drurit nga mbarë Kosova.

Kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës që të punohet edhe më tej me reformat në ambientin e të bërit biznes, në mënyrë që t’iu mundësohet prodhuesve të kësaj industrie që të jenë konkurrentë edhe në tregun evropian.

\"Kam vizituar disa prej kompanive të përpunimit të drurit dhe jam habitur për së miri me dizajnin shumë bashkëkohorë, me cilësinë e lartë të produkteve që ju i prodhoni dhe me atë se jeni bërë konkurrues jo vetëm në tregun e brendshëm, tregun regjional, por jeni bërë konkurrues edhe në tregun evropian dhe më gjerë.\"

\"Unë kam parë se objektiva themelore e kësaj konvente, është që të promovohet rritja e aftësisë konkurruese të kësaj industrie karshi industrive tjera dhe karshi konkurrentëve tjerë në tregun regjional dhe më gjerë. Mendoj që është një objektiv shumë i qëlluar, që ne të synojmë që ta rrisim konkurrencën\", theksoi Mustafa.

Ndërkaq, duke shprehur gatishmërinë e Qeverisë për të përkrahur dhe adresuar të gjitha çështjet në interes të kësaj industrie, kryeministri Mustafa ka vlerësuar produktet kosovare të drurit duke theksuar se ato nuk kanë asnjë dallim prej produkteve evropiane dhe më gjerë.

“Prandaj, konsideroj se ju jeni bërë pjesë e këtyre kryeqendrave dhe cilësisë së produkteve në këtë fushë”, tha kryeministri Mustafa.    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)