22 Dhjetor 2024

Prodhuesit vendës kanë shënuar ngritje

Podujevë, 25 gusht - Pas një muaji të vënies së masave të reciprocitetit ndaj Serbisë,  fabrikat prodhuese të rajonit të Podujevës kanë shënuar rritjet të prodhimit, shitjes dhe të të punësurave rreth 50 për qind.

Këto të dhëna u bënë të ditura gjatë vizitës së zyrtarëve të  Alencës Kosovare të Bizneseve në disa fabrika. Jo vetëm zyrtarët e AKB-së, por edhe prodhuesit janë impresionuar për rritjen e prodhimit, shitjes dhe të punësuarve  në fabrikat e tyre. 

Udhëheqësit e AKB-së, vizituan  fabrikat: Intercompany, e cila merret me përpunimin e lulediellit dhe prodhimin e vajit ushqimor, atë të lëngjeve  natyrale Laberion Dona, fabrikën e blloqeve Euro bllok, thertoren e mishit ABB, atë të gurmbullimit dhe përpunimit  të perimeve dhe pemëve Agroprodukti dhe fabrikën e prodhimit të detergjentiti Blixt.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se pas vënies së masave të reciprocitetit prodhuesit vendës kanë shënuar ngritje, ku të gjithë po lavdrohen për rritje të prodhimit dhe shitjes. Tash një muaj fabrikat vendëse kanë nisur të rimëkëmben më vrullshëm, sepse deri tash kishin  pengesa nga importi ilegal dhe enorm. “Shpresojmë se këto fabrika që po prodhojnë prodhime shumë cilësore, të shënojnë rezultate  edhe më të larta dhe të shtojnë jo vetëm investimet, por  edhe prodhimet e reja dhe fitimin”, tha Agim Shahini.

Ai kërkoi nga prodhuesit vendës që qytetarëve tu ofrojnë prodhime sa më kualitative. Kreu i AKB-së falënderoi prodhuesit që po kontribuojnë në zhvillimin e vendit,  uljen e papunësisë,   rriten ekonomike dhe shtimin e konkurrencës ndaj prodhimeve të importuara.

Këto fabrika tashmë janë të njohura dhe ku mbulojnë jo vetëm tregun vendës por eksportojnë edhe jashtë në për qindje të lartë. Prodhuesit  vendës  do të zhvillohen tash më mirë,  sepse janë mundësit dhe kanë konkurrencë më të ulët. Qytetarët tashmë janë vetëdijësuar dhe po konsumojnë vetëm prodhime vendëse. “Fabrikat e vendit tash kanë mundësi shumë të mira të zhvillimit dhe përparimit”, tha kreu i AKB-së.

Sylejman Konushevci, pronar i fabrikës  së vajit Intercompani, tha se derisa më parë hynin prodhime nga shumë vende tash pas vendimit për masa të reciprocitetit kanë ndikuar në rritjen e prodhimit dhe të shitjes mbi 50 për qind. Ishalla puna ecë kështu mbarë. Ai tregoi se lëndën e parë e kanë vendëse ku kanë punësuar shumë fermerë  ku kultivojnë  1100 hektarë hektarë sipërfaqe me lule dielli që është kultur e re dhe në vitin tjetër kemi kontraktuar që të mbillen mbi 5 mijë hektarë dhe do të punojnë mijra fermerë. Nuk ka më mirë se ta sigurosh lëndën e parë nga fermerët vendës.

“Nga masat e reciprocitetit nuk përfitojmë vetëm ne prodhuesit, por edhe fermerët, institucionet pra të gjithë , sepse parat do të mbesin në Kosovë dhe nuk do të shkojnë jashtë dhe ddo të zhvillohet ekonomika”, tha pronari i Intercompanis.  Fermerët janë shumë të subvencionuar  në krahasim me mbjelljet.

Bashkim Osmani, pronar i fabrikës së lëngjeve  Laberion Dona, tha se kanë kapacitete të mjaftueshme të prodhimit të lëngjeve natyrale që janë të cilësisë së lartë sikur në vendet tjera evropiane.  “Shteti besojm se pas vendimit për reciprocitet të bëjë edhe masat subvencionuese ndaj prodhuesve vendës  dhe të krijoi politika fiskale dhe të jemi të barabartë me prodhuesit e shteteve tjera.”, tha Bashkim Osman.  Ai shtoi se masat e reciprociteteit ndikuan që të kemi rritje të shitjes dhe konsum  mbi 20 për qind për prodhimet tona.
 
Ismet Beselica, pronar i fabrikës së bllokave Euro bllok, tha se brenda ditës prodhojnë mbi 35 mijë copë blloka dhe tash kemi rritur prodhimin për 30 për qind dhe punëismin mbi 50 për qind. Ai falënderoi qeverinë për vendimin e reciprocitetit.Mungesa e bllokave është minimale dhe nuk besoj se do të ketë munes siç është bërë panika.

 “Ne jemi të gatshëm të prodhojmë për vendin tonë dhe ti plotësojmë këkresat e qytetarëve.  Këkrojmë që  mjetet teknike të  tjegullores të na shiten neve sepse na nevoiten dhe mos ti shesin për bërllog.këkrojmë nga qeveria dhe AKP-ja që të na shiten neve e mos të shiten për hekur”, tha Ismet Beselica. Sipas tij më i mirë është qumshti i nënës se i i tjetërkujt.

Avni Shabani, pronar i fabrikës së pemëve dhe perimeve Agroprodukti, tha se  pjesën më të madhe të prodhimeve e eksporotjnë në shtete e Evropës perëndimore, por tash pas referncave tregtare të BE-së  ka pasur një rënie dhe po ka probleme.

“Kërkojmë nga Qeveria që sa më pas të arrij marrëveshje me BE-në për rikthimn e referencave tregtare me Kosovën, sepse prodhuesit po dëmtohen  me mbi 30 për qind”, tha Avni Shabani.  Sipas tij vendimi për masa reciprociteti janë të mira  ato janë të vonuara.

“Prodhimet tona janë shumë të kërkuara sidomos nga konsumatorët e Evropës perëndimore.   Ndërsa për një muaj kërkesa nga konsumatorët vendës për këto prodhime është rritur mbi 70 për qind. Në të ardhmën do të ketë shanse më të mira dhe investime më të mëdha dhe punësim më të mirë”, tha pronari i Agro produktit.

Bajram Zejnullahu, pronatr i fabrikës detergjentit Blixt, tha se edhe për kundër probleme të shumta që kanë po ia dalin të shënojnë rezultate të kënaqshme dhe tash pas masave kanë shënuar rritje të shitjes mbi 30 për qind. Ai tregoi se skapacitetet prodhuese janë 4 mijë tonë për një vit dhe mbulojnë mbi 40 për qind të trgeut të Kosovës   

Avni Jakupi, menaxher i therrtores ABB, tha se brenda ditës përgatisin mbi 1500 kilogram mish për tregun e vendit.  Sipas tij nuk ka probleme të mëdha pos ujit dhe rrymës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)