Prodhuesit po kërkojnë nga Qeveria të lejojnë eksportet e prodhimeve ushqimore
Prishtinë, 2 shtator - Pas nisjes së luftës në Ukrainë, duke vërejtur vështirësitë në furnizim me produktet themelore të bujqësisë dhe ushqimit në tregjet botërore e në Kosovë dhe me qëllim për të zbutur situatën, qeveria ndaloi eksportet e prodhimeve themelore si grurë, miell, vaj, sheqer, kripë e tjera.
Qeveria e Kosovës, me 13 prill 2022 kishte marr vendim për ndalimin e përkohshëm të eksportit dhe ri eksportit të produkteve themelore agro ushqimore.
Kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës Berat Mustafa, tha për Gazetën Sinjali, se Qeveria duhet ta rishikoj vendimin për ndalesën e eksporteve të produkteve esenciale.
Sipas tij vazhdimi i kësaj mase po i rrezikon prodhuesit në humbjen e tregut, sepse këto janë të stërzgjatura.
“Kosova ka mbetur i vetmi vend në rajon që vazhdon t’i ketë këto masa. Një vend me konomi stabile, pse duhet t’i ketë këto masa”, tha Berat Mustafa.
Kryetari i Klubit të Prodhuesëve, kërkon nga Qeveria e Kosovës rishikimin e vendimit. Si shkak i mos lejimit të eksportit po humbin tregjet dhe po marrin penallti si shkak i mos realizimit të kontratave.
Nga ana tjetër nga Qeveria nuk janë përgjigjur për Gazetën Sinjali, për lejimin e eksporteve të produkteve esenciale ushqimore.