25 Dhjetor 2024

Prodhuesit ndërkombëtarë prezantojn në Auto Show Pekin

Pekin, 21 prill - Në Pekin po zhvillohet ekspozita vjetore e makinave, ku janë prezantuar një sërë modelesh të rinj.

Vitin e kaluar, shitja e makinave në Kinë u rrit me 15.7 për qind nga viti 2012 kur arriti në 17.9 milionë juan.

Prodhues nga Europa, Amerika, Japonia dhe Koreja, kanë përdorur më shumë teknologji të reja se konkurrentët vendorë, për të nxitur shitjet.

Alan Mulally, president dhe drejtor ekzekutiv i Ford Motor Company, tha se Ford ndryshoji dezajnin, pasi blerësit kinezë thanë se donin më shumë hapësirë në ulëset e pasme.

\"Ata duan të transportojnë familjet e tyre në një mënyrë të sigurt, ndaj mendoj se kjo makinë, e ndryshuar nga shija e kinezëve do të do të jetë një mjet i preferuar nëpër botë.\"

Megjithatë, markat vendore të Kinës pësuan rënie të ngadaltë në treg vitin e kaluar.

Zhang Yale është një analist i revistës Auto Foresight. Ai thotë se prodhuesit vendorë nuk arritën të reagonin në kohë për të prodhuar makina më të lirë, pavarësisht përpjekjeve të tyre për të fituar përsëri terren në tregun vendor.

\"Mendoni një markë të huaj me një çmim më të lirë se markat vendore. Kjo përbën një konkurrencë shumë të fortë, pasi markat e huaja kanë një reputacion më të mirë, e për rrjedhojë më shumë të rinj zgjedhin të blejnë një makinë të huaj.\"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)