23 Dhjetor 2024

Prodhuesit kinezë të lodrav po përballen me sfida e vështirësi

Meksiko City, 26 qershor - Eksportet e lodrave kineze po përballen me sfida e vështirësi edhe më të mëdha, teksa Shtetet e Bashkuara do të aplikojnë standarde të reja për sigurinë e lodrave, pasi Bashkimi Europian rifreskoi në mars standardet në këtë fushë.

Deri më tani, prodhuesit kinezë të lodrave dhe departamentet përgjegjëse për cilësinë janë angazhuar për të përballuar situatën.

Në një laborator të një fabrike për prodhimin e lodrave në Dongguan të provincës Guangdong, një specialist po kryen testimin e një lodre të re plastike, e cila sapo ka dale nga prodhimi.

Sipas rregullave të reja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sigurinë e lodrave, një lodër për fëmijët tre deri në pesë vjeç duhet të kryejë dhjetë përplasje nga lartësia 160 centimetra.

Standardet e reja për lodrat, që hynë në fuqi nga mesi i qershorit, janë më të ashpra se ato të mëparshmet. Për shembull, niveli i përgjithshëm i lëndëve helmuese si, plumb, mërkur, etj., duhet të jetë më i ulët nga ai i përcaktuar në standardet e kaluara.

Bashkimi Europian, në mars rifreskoi standardet për lodrat e fëmijëve. Vendet anëtare të BE-së ndalojnë 19 lloje lëndësh që të përdoren për prodhimin e lodrave, por sipas standardeve kineze ndalohen vetëm nëntë lloje.

Specialisti për kontrollin e cilësisë, Wang Chen, thotë se ndryshimi i standardeve do të sjellë më shumë sfida për prodhuesit kinezë të lodrave.

\"Prodhuesit vendorë duhet të përmirësojnë teknologjinë e tyre, kushtet në fabrika dhe të rrisin koston në mënyrë që të zbatojnë standardet e reja. Disa prodhues, që nuk janë aq konkurres dhe të fuqishëm, mund të detyrohen të tërhiqen nga tregu\", thotë Wang Chen.

Kina është prodhuesja dhe eksportuesja më e madhe e lodrave në botë. Në Dongguan gjenden më shumë se 500 kompani për prodhimin e lodrave, të cilat përbëjnë më shumë se një të tretën e eksporteve, në shkallë kombëtare.

Por, pas njoftimit të standardeve të reja të vendosura nga Bashkimi Europian, 11 loje lodrash të nëntë kompanive, u kthyen mbrapsht, pasi nuk përmbushnin standardet e reja.

Wu Shijie, një blerës i materialeve të lodrave për një kompani vendore prodhimi ankohet se standardet e larta, do të sjellin më shumë humbje për ta.

\"Ndryshimi i standardeve bëhet gjithnjë papritmas. Ne kemi marrë disa urdhëra, por vendet nga të cilat janë klientët tanë i ndryshuan standardet, pasi ne blemë lëndën e parë. Do të jetë një humbje e madhe për ne\", thotë Wu Shijie.

Për të ndihmuar kompanitë që të shmangin humbjet e mëtejshme, qeveria lokale e Dongguanit, krijoi platformën e shërbimeve për cilësinë e lodrave. Prodhuesit mund të shfrytëzojnë shërbime si shqyrtimi i produkteve, verifikimi i cilësisë dhe të ndajnë informacionet tregtare me ndihmën e kësaj platforme. Shumë kompani lokale kanë aplikuar për të marrë në përdorim platformën.

Në të njëjtën kohë, disa prodhues vendorë lodrash po reagojnë për ndryshimin e situatës. Menaxheri Liang Yuxiong thotë se kompania e tij e prodhimit të lodrave në Dongguan thotë se po përpiqet që të ndryshojë dhe përmirësojë strukturën dhe të zhvendosë fokusin nga tregu i huaj tek ai vendor, si një masë për të shmangur humbjet.

\"Ne sollëm disa firma të huaja që të bashkëpunojnë me ne. Një pjesë e teknologjisë që përdorim është nga ne dhe pjesërisht e autorizuar nga kompanitë e huaja. Për shembull, lodrat me markat si Disney, shiten mirë në Kinë. Pra, ne jemi optimistë për tregun vendas, në vend që të përhapemi në tregjet e huaja\", thotë Liang Yuxiong

Në të njëjtën kohë, konsumatorët kinezë ankohen për tregun vendor të lodrave. Ato me cilësi të mirë shiten në dyqanet e qendrave tregtare me një çmim tepër të lartë, kurse lodrat më të lira janë shpesh të falsifikuara dhe me materiale toksike të dëmshme.

Ekspertët theksojnë se standardet e tanishme vendore për cilësinë e lodrave duhet të bëhen më rigoroze, që të paktën të përmbushin standardet amerikane dhe europiane.

Ekspertët gjithashtu shtojnë se zyrtarët e rendit dhe autoritetet përkatëse duhet të kontrollojnë më shumë tregun e lodrave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)