Prodhuesit gjermanë të automjeteve janë optimistë
Berlin, 3 dhjetor - Industria gjermane e automobilëve ka dalë nga kriza me vrull dhe pret për vitin e ardhshëm përsëri rekorde në prodhim dhe eksporte.
Presidenti i shoqatës së prodhuesve të automjeteve, Matthias Wissmann, tha në Berlin se prodhuesit gjermanë jetojnë me dinamikën e tregjeve të eksportit.
Në të njëjtën kohë pritet, që vitin e ardhshëm të normalizohet edhe tregu i brendshëm. Në eksporte shoqata pret vitin e ardhshëm një rritje prej 5% me rreth 4,4 milionë automjete.
Prodhimi i automjeteve do të rritet vitin e ardhshëm gjithashtu me 5% në 5,8 milionë automjete. Të dyja këto shifra, nëse do të realizoheshin do të shënonin rekorde të reja.