Prodhuesit e naftës zotohen për uljen e prodhimit të naftës
Vjenë, 9 mars - Vendet anëtare të OPEC-ut dhe vendet e tjera prodhuese të naftës ritheksuan se do të zbatojnë marrëveshjen e pakësimit të prodhimit të naftës bruto, për ta stabilizuar çmimet ndërkombëtare të naftës.
Në Takimin e Energjisë të Kembrixhit në Houston të ShBA-së, të gjitha këto vende u shprehën optimiste për realizimin e objektivit të uljes së prodhimit të naftës. Ministri i Energjisë i Arabisë Saudite Khalid al-Falih u shpreh se ky objektiv duhet të realizohet nëpër përpjekjeve të përbashkëta të OPEC-ut dhe vendeve të tjera prodhuese.
Ministri irakian i Naftës Jabar Ali al-Luaibi tha se Iraku e ka realizuar kuotën e vet të uljes në 85 % të prodhimit të naftës. Ministri i Naftës i Emirateve të Bashkuara Arabe Suhail bin Mohammed Al-Mazrouei u shpreh se vendi i tij po shpejton ritmin e pakësimit të prodhimit dhe parashikohet që ta realizojë objektivin para qershorit të këtij viti.
Në fund të vitit 2016, OPEC-u dhe 11 vende të tjera prodhuese të naftës, si Rusia etj., arritën marrëveshjen e pakësimit të prodhimit të naftës bruto. Sipas marrëveshjes, nga janari deri në qershorin e vitit 2017, OPEC-u do ta ulë me 1.2 milionë fuçi në ditë prodhimin e naftës, kurse 11 vendet e tjera me 558 mijë fuçi.