25 Dhjetor 2024

Prodhuesit e Kosovës bëhen pjesë e Panairit Rajonal të Modës

Prishtinë, 2 qershor - Tetë kompani të tekstilit do të prezantojnë larminë e stileve dhe produkteve të modës kosovare në Panairin e Tekstilit, Fasonit dhe Modës të  Evropës Juglindore, i cili do të mbahet në Tiranë, Shqipëri me 4 - 6 qershor 2015.

Panairi mbahet në Pallatin e Kongreseve. Kompanitë që përfaqësojnë sektorin e tekstilit të Kosovës janë: Shtëpia e Modës Menakon, Shtëpia e Modës Minna, Shtëpia e Modës Qëndresa, Arta Tex, Puntex, Unikat, Wear & Go, dhe Staff - S//sprint.

Gama e produkte ve që do të ekspozohen përfshin fustane të mbrëmjes, uniforma, veshje sportive dhe xhinse.

Pjesëmarrja në panair u mundëson këtyre kompanive qasjen në tregjet rajonale, prezantimin e produkteve të tyre para një grupi më të madh të klientëve potencialë dhe të krijojnë lidhje me kompanitë e tjera.

EMPOWER Sektori Privat bashkë me Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë dhe Komunën e Gjilanit kanë siguruar një hapësirë të shkëlqyeshme në panair për kompanitë kosovare.

Panairi i ardhshëm në Tiranë – i  pari i këtij lloji në  rajon – synon të krijojë një  platformë të mirë të biznesit ku aktorët dhe palët e interesit mund të bashkëveprojnë  dhe të arrijnë rezultate konkrete.

Panairi organizohet bashkërisht nga Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve dhe  Këpucëve, Dhoma e Fasonistëve e Shqipërisë dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)