Prodhuesi i gomave Continental hap fabrikë në Rusi
Moskë, 21 shtator - Koncerni Continental - lideri i tregut evropian të gomave për automobilat e lehtë - do të ndërtojë një uzinë në afërsi të qytetit Kaluga në jugperëndim të Moskës.
Ndërtimi i saj do të fillojë në fund të këtij viti, kurse prodhimet e para do të duken aty nga viti 2013.
Kostoja e projektit përbën rreth 220 milionë euro. Kapaciteti i linjës së parë prodhuese të uzinës - 4 milionë goma në vit. Kompania do të krijojë rreth 400 vende pune.
Më parë prodhimet e veta i hapën në qarkun e Kalugës Volkswagen, aleanca e prodhuesve të automobilave Peugeot - Citroen - Mitsubishi, Reno dhe Volvo.
Po atje punon gjithashtu edhe uzina e kompanisë kanadeze Magna - një nga furnizueset më të mëdha në botë të komponentëve (pjesëve të këmbimit) të automobilave.