25 Dhjetor 2024

Prodhohet Coca-Cola më ngjyrë të gjelbër

Buenos Aires, 17 nëntor - Në Argjentinë, e kuqja tradicionale e Coca-Cola-s është kthyër në ngjyrë të gjelbër. Një pije e re e prodhuar duke përdorur esencën e një bime të Amerikës Latine, që thuhet se është krejtësisht natyrale dhe pa kalori, po hidhet në treg në këtë vend.

Për më shumë se një shekull, emri me gërma të bardha në një sfond të kuq ka zbukuruar shishet e pijes të ëmbël freskuese që konsumohet nga miliona njerëz në gjithë botën çdo ditë.

Por në një projekt pilot në Argjentinë, Coca-Cola vjen me një ngjyrë tjetër, ndërsa gjiganti i pijeve hedh në treg një pije të gjelbër, të quajtur Coca-Cola Life.

Kompania thotë se kjo është një pije krejtësisht e re dhe “natyrale”, që kombinon pijen freskuese me bimën stevia. Falë kësaj bime jo shumë të njohur, me gjethe të ëmbël që rritet në Amerikën Latine, produkti i ri ka gjysmën e kalorive në krahasim me pijen tradicionale.

Prodhues të tjerë pijesh freskuese me gaz, po e përdorin stevian gjithnjë e më shumë, por Coca-Cola shpreson të ketë prodhuar kombinimin e duhur për një variant të ri të pijes së njohur.

Dino Troni, Drejtor i Coca Cola-s për Argjentinën, thotë se është një proces që po zhvillohej prej kohësh.
 
"Na u desh një farë kohe që të gjenim kombinimin e duhur, sepse e kishim pasur këtë ide për një farë kohe dhe përfundimisht ia dolëm”.

Megjithëse Amerika Latine është një nga tregjet më të suksesshme për Coca Colan, industria miliona dollarëshe e kësaj pijeje, ka filluar të dobësohet vitet e fundit.

Coca-Cola shpreson që kjo pije të jetë më tërheqëse për konsumatorët që i kushtojnë vëmendje ushqimit të shëndetshme.

Jo vetëm përbërja e pijes por edhe shishja e është e re me 30 për qind fibër bimore.
 
Menaxheri e marketingut e Coca-Colës për Argjentinën, Stephan Czypionka, thotë se ky vend Amerikano-Jugor është vendi i përkryer për të filluar një sipërmarrje të  tillë.
 
"Historikisht, shumë nga produktet tona të reja kanë filluar këtu në Argjentinë, pasuar nga Gjermania".

Stevia është përdorur tradicionalisht nga Indianët vendas Guarani, të cilët shumë përpara se të vinin kolonizatorët spanjollë, e hanin atë të freskët dhe e përdornin për çaj. Elementi i saj sheqeror është 30 herë më i ëmbël sesa sheqeri vetë dhe 300 herë më i ëmbël nëse përqendrohet në formë të lëngshme ose pudre.

Kjo shkurre, që dikur rritje në sasi të vogla nga komunitetet indigjene, po kthehet me shpejtësi në një nga elementët kryesorë për kompanitë e produkteve ndërkombëtare ushqimore dhe të pijeve.

Ndërsa njerëzit në gjithë botën përpiqen të pakësojnë numrin e kalorive që konsumojnë, stevia mund të kthehet shpejt në një produkt të njohur në gjithë botën.

Elisa Lavigna është një specialiste për ushiqmin në Buenos Aires,e cila vazhdimisht merr pyetje nga pacientët për alternativa ndaj pijeve me sheqer, flet me hezitim për pijen e re të Coca Colës.
 
"Vërtet ndoshta varianti i ri ka një përbërës natyral që alternativat e tjera nuk e kanë, por gjithsesi nuk duhet të harrojmë që të dyja alternativat janë pije me gaz, të dyja kanë kafeinë, të dyja kanë benzoate, që është një lloj kripe, të dyja kanë ngjyra artificiale, prandaj ne nuk mund të themi që është më mirë të pish njërën sesa tjetrën, sepse në fakt të gjithë përbërësit e tjerë janë njëlloj”.

Tani për tani, Coca-Cola Life është hedhur në treg në sasi të kufizuar në Argjentinë, megjithëse kompania mund ta shpërndajë në tregje të tjera. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)