Prodhohen tulla që u rezistojnë tërmeteve deri 12 ballë
Një punim i shkencëtarëve turq dhe azerbajxhanas i financuar nga NATO ka dhënë shpresa për objekte më të forta në të ardhmen.
Shkencëtarët azerbajxhanas prodhojnë tulla që u rezistojnë tërmeteve me magnitudë 12 ballë.
Tullave të prodhuara u përfitohet elasticitet duke i ndërthurur me njëra-tjetrën dhe me anë të një lënde plastike që vendoset mes tyre. Këto tulla janë emërtuar godina që kërcejnë.
Në krahasim me produktet e tjera këto tulla kushtojnë 15 herë më pak, dhe për më tepër ato i rezistojnë një tërmeti me magnitudë 12 ballë.
Megjithëse në pamje të parë duken si tulla normale, ato janë aq të forta sa që i rezistojnë një tërmeti 12 ballësh.
Produkti nuk është vetëm tulla. Kemi edhe një lëndë plastike të posaçme që vendoset ndërmjet tullave dhe që siguron elasticitet.
Shkencëtari azerbajxhanas i specializuar për tërmetet, Profesor Doktor Elçin Halilov, prezantoi në Baku tullat që ai ka prodhuar si rezultat i një pune 4-vjeçare që ka bërë bashkë me pedagogun turk Polat Gylkan (Polat Gülkan) nga Universiteti Teknik i Lindjes së Mesme në Ankara dhe me mbështetjen financiare të NATO-s.
Halilov tha se të gjithë mund ta përdorin këtë material për të ndërtuar objekte që u rezistojnë tërmeteve, ndërsa shtoi se ky bashkëpunim i shkencëtarëve turq dhe azerbajxhanas do të hapë një epokë të re në filozofinë e ndërtimit.
Zbulimi i ri u testua nën vëzhgimin e autoriteteve të Fakultetit të Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë dhe anëtarëve të Komitetit të Arkitektëve të Azerbajxhanit.
Testi u bë në një dhomë të zakonshme apartamenti me sipërfaqe 12 metra katrorë.
Muret e dhomës së ndërtuar me tulla me ngjitës elastik arritët ti bëjnë ballë me sukses një tërmeti artificial për afërsisht 30 minuta.
Objektivi është përsosja edhe më shumë e kësaj teknologjie; përdorimi i këtyre tullave në ndërtesat me 10 kate, pasi për momentin tullat në fjalë rekomandohen për objekte 3-katëshe.