25 Dhjetor 2024

Prodhimtaria e Kosovës promotor i zhvillimit të shtetit

Prishtinë, 19 shkurt - “Si të rritet konsumi i produkteve vendore dhe të hyrat shtetërore”, ishte tema e debatit të organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Elkos Group në kuadër të “Javës së prodhimeve vendëse”.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se asnjëherë nuk janë ndaluar së kërkuari që prodhimtaria e Kosovës të jetë në fokus të veçantë.  Sipas tij zhvillimi duhet të bëhet si për prodhimtarinë, po ashtu edhe për shtetin në mënyrë që interesi të jetë i gjithanshëm.

“Duke zhvilluar prodhimtarinë, krijohen edhe lehtësira të tjera të punësimit, ngritjes së mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimit të vendit. Dihet se Kosova nuk ka kapacitete të prdhimtarisë qind për qind, por duhet që  institucionet të ndërmarrin veprime konkrete në dobi të prodhuesve”, tha Agim Shahini. 

Kryetari i AKB-së, kërkoi nga qytetarët që të konsumojnë prodhime vendees, në mënyrë që të zhvillojnë vetëvetën e jo që të blejnë prodhime të huaja e të zhvillojnë shtetet prej nga importohen ato.

Shahini, kërkoi nga institucionet të bëjnë reforma adekuate për bizneset. Qytetetarëve u kërkon konsumin e prodhimeve vendëse, ndërsa prodhuesve që të prodhojnë produkte sa më cilësore.  

Naim Fetahu, zëvendës ministër i Financave, tha se me këtë po trgeojnë se i japin mbështetje të fortë prodhuesve të vendit. Ai shtoi se janë afër bizneseve në mënyrë që ata të shënojnë rezultate edhe më të larta e të cilat do të jenë të dobishme jo vetëm për prodhuesit, por edhe për qytetarët dhe gjithë Kosovën.

“Po mundohemi që pengesat të cilat kanë prodhuesit ti zvogëlojmë dhe atë me qëllimin më të mirë për zhvillimin e biznesit dhe shtetit. Edhe ligjet tashmë stimulojnë prodhimet vendore ”, tha zv.ministri i Financave

Naim Fetahu, shtoi se  vitin e kaluar vendi kishte shënuar rritje ekonomik dhe këtë vit ajo do të jetë edhe më e madhe. Kë rritje e ka ndihmuar fuqishëm prodhimtaria vendore. Ai përmendi edhe punët e dobishme që janë bërë duke kërkuar që pakënaqësit bizneset ti paraqesin në mënyrë që ato të tejkalohen.

Edhe Bernard Nikaj, u. d i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, tha se prodhimtaria vendore është  ka rëndësi vitale për zhvillimin e vendit dhe do të kenë përkrahjen e MTI-së.

“Prodhimtaria e Kosovës duhet që edhe më tej të rritet e zhvillohet dhe për këtë do të kenë mbështetjen e cila nuk ka munguar as në të kaluarën e as tash”, tha ministri i TI-së. Ai përmendi  edhe disa nga punët e dobishme që kanë bërë tash disa vjet e të cilat janë zgjedhur dhe tashmë prodhuesit   eksportojnë  jo vetëm drejtë Serbisë, por edhe në shtete tjera.  Edhe prodhuesit shprehën shqetësimet e problemet e tyre që kanë dhe kërkuan nga institucionet zgjedhjen e këtyre problemeve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)