Prodhimtaria britanike humbi tempon e tremujorit të parë
Londër, 9 mars - Prodhimtaria britanike është ngadalësuar në fillim të vitit 2011 pas rritjes rekorde në tre kuartalet paraprake, por ndërmarrjet janë optimiste përkundër domosdoshmërisë që ti rrisin çmimet.
Federata e inxhinierëve punëdhënës publikoi se 25 për qind e kompanive kanë shënuar rritje të prodhimtarisë, zvogëlim prej 33 për qind krahasuar me tremujorin paraprak.
Çmimi i rritur i energjisë dhe materialeve i detyrojnë kompanitë që ti rrisin çmimet për tregun e brendshëm dhe të jashtëm deri në nivele rekorde.
Kjo mund ta ndryshojë politikën financiare të ekspertëve nga Bank of England, të cilët po tentojnë ta zvogëlojnë inflacionin prej 4 për qind, dyfish më shumë sesa është parashikuar, pa penguar ripërtëritjen e zbehtë ekonomike.
Ekspertët paralajmëruan se nivelet vazhdimisht të larta të çmimeve, tensionet në Lindjen e Afërt dhe brengosja për fuqinë e ekonomisë mund ta prishë fotografinë gjatë vitit të ardhshëm.
Megjithatë, pritjet e kompanive për marrëveshje të reja janë në nivel rekord, 33 për qind presin rezultate më të mira në tremujorin e ardhshëm.
Sektori prodhues, i cili është përgjegjës për 13 për qind të BPB-së britanike, është një nja pikat më të fuqishme të ekonomisë, e cila i zvogëloi tronditjet nga kriza që nga viti i kaluar.