Prodhimit Industrial turk rritet për 11.3 për qind
Stamboll, 9 janar - Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Turqisë, Indeksi themelor i prodhimit industrial për muajin nëntor 2012 u rrit për 11.3 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2011.
Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK), publikoi të dhënat e indeksit të Prodhimit Industrial për muajin nëntor 2012.
Indeksi themelor i prodhimit industrial për muajin nëntor u rrit për 11 presje 3 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2011.
Duke i analizuar nënsektorët e prodhimit industrial për muajin nëntor të vitit 2012 indeksi i prodhimit në sektorin e minierave dhe guroreve në krahasim me nëntorin e vitit të kaluar u rrit 7,5 për qind, indeksi i sektorit të industrisë së prodhimit u rrit për 13,3 për qind.
Kurse indeksi i sektorit të prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, gazit natyror, avullit dhe sistemeve të ajrit të kondicionuar pësoi një rënie me 2 për qind.
Indeksi i pastruar prej ndikimit kalendarik për muajin nëntor 2012 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 3,1 për qind, ndërsa indeksi i prodhimit industrial i pastruar nga ndikimi kalendarik dhe sezonal në krahasim me muajin e pararendës u rrit me 1,5 për qind.