Prodhimi rus i naftës arriti nivelin më të lartë
Moskë, 3 janar - Prodhimi rus i naftës për vitin 2012 arriti nivelin më të lartë pas periudhës sovjetike.
Të dhënat nga ministria ruse e energjisë në Moskë tregojnë se prodhimi i naftës dhe gazit u rrit të paktën një përqind vitin e kaluar duke arritur rrekordin e ri 10 presje 4 milion fuçi në ditë.
Prodhimi i tanishëm e kalon atë të Arabisë Saudite dhe i siguron Rusisë pozicionin si prodhuesja më e madhe e naftës në botë.
Sektori i naftës dhe gazit përbëjnë gati gjysmën e të ardhurave të buxhetit në Rusi. Por qeveria ende po përpiqet ta ndryshojë këtë duke e diversifikuar ekonominë me shpresën për ta zbutur varësinë e Rusisë tek çmimi global i naftës.