Prodhimi industrial turk u rrit me 2,4 për qind
Stamboll, 9 maj - Sipas të dhënave në muajin mars indeksi i prodhimit industrial është rritur me 2,4 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Prodhimi industrial në Turqi u rrit në masën 2,4 për qind.
Instituti i Statistikave të Turqisë, TUIK, publikoi përfundimet e indeksit të prodhimit industrial për muajin mars.
Sipas të dhënave në muajin mars indeksi i prodhimit industrial është rritur me 2,4 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Indeksi në sektorin e minierave dhe guroreve shënoi një rritje me 4,3 për qind, kurse indeksi në sektorin e industrisë së prodhimit u rrit me 1,6 për qind.
Kurse norma e rritjes së indeksit të sektorit të prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, gazit, avullit dhe ajrit të kondicionuar u realizua në nivelin 7,9 për qind.