Prodhimi industrial turk shënoi një rritje prej 1,4 për qind
Ankara, 13 gusht - Instituti i Statistikave të Turqisë publikoi shifrat e indeksit të prodhimit industrial për muajin qershor.
Sipas të dhënave statistikore prodhimi industrial i korrigjuar sipas ndikimit sezonal dhe kalendarik në muajin qershor 2013 shënoi një rritje me 1,4% në krahasim me muajin e mëparshëm.
Në krahasim me muajin e mëparshëm në indeksin e sektorit të minierave dhe guroreve rritja u realizua me 1,7%, në sektorin e industrisë prodhuese me 1,4%.
Rritja më e lartë në grupet kryesorë të industrisë, i korrigjuar sipas ndikimit sezonal dhe kalendarik, u realizua në prodhimin e të mirave kapitale.
Norma e rritjes në këtë sektor për muajin qershor ishte 11,9%.