24 Dhjetor 2024

Prodhimi industrial turk shënoi një rritje me 1,3 për qind

Ankara, 10 qershor - Instituti i Statistikave të Turqisë publikoi shifrat e indeksit të prodhimit industrial për muajin prill.

Sipas të dhënave statistikore prodhimi industrial i korrigjuar sipas ndikimit sezonal dhe kalendarik në muajin prill 2013 shënoi një rritje me 1,3% në krahasim me muajin e mëparshëm.

Po të shikojmë nënsektorët industrialë, indeksi i sektorit të minierave dhe guroreve në muajin prill krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar u rrit me 3,1%; indeksi i sektorit të industrisë prodhuese u rrit me 3,6%, kurse sektori i prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, gazit, avullit dhe ajrit të kondicionuar shënoi një rënie me 2,3%.

Ndërsa në bazë vjetore rritja në indeksin e prodhimit industrial është realizuar në shifrën 3,4%.

Ministri i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë Nihat Ergyn shifrat e indeksit të prodhimit industrial i vlerësoi me këto fjalë: “Rritja nuk do të mbetet e kufizuar vetëm me muajin prill, ajo do të vazhdojë edhe në muajt e ardhshëm. Këtë vit do të demonstrojmë një rritje më të mirë duke ruajtur edhe arritjet e vitit të kaluar”.

Kurse Ministri i Ekonomisë, Zafer Çallajan tha: “Për të realizuar objektivin e që i kemi vendosur vetes në kuadër të Programit Afatmesëm, për të kapur një rritje në masën 4% kemi nevojë për më shumë investime, më shumë prodhim dhe më tepër eksport. Rruga e të ardhmes së Turqisë kalon nga prodhimi dhe në veçanti nga prodhimi industrial. Pikërisht këtë ka në fokus edhe sistemi i ri i stimulimeve që kemi nisur të zbatojmë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)