Prodhimi industrial në Turqi u rrit për 2,3 për qind
Ankara, 9 mars - Sipas shifrave të Institutit të Statistikave të Turqisë në krahasim me muajin e mëparshëm prodhimi industrial në muajin janar është rritur me 2,3 për qind.
Instituti i Statistikave të Turqisë (TÜİK) publikoi shifrat e prodhimit industrial për muajin janar 2013.
Në krahasim me muajin e mëparshëm prodhimi industrial në muajin janar është rritur me 2,3 për qind.
Po të shikojmë nënsektorët industrialë, indeksi i minierave dhe guroreve u rrit me 0,3 për qind; indeksi i sektorit të prodhimit industrial u rrit me 2,7 për qind, sektori i prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, gazit, avullit dhe ajrit të kondicionuar u rrit me 0,5 për qind.