23 Dhjetor 2024

Prodhimi industrial në Maqedoni shënon rritje prej 4,5 për qind

Shkup, 28 mars - Prodhimi industrial në Maqedoni ka shënuar rritje prej 4,5 për qind në shkurt të këtij viti në krahasim me muajin shkurt të vitit kë kaluar, njoftoi Enti shtetëror për statistikë.

Sipas Entit statistikor, në sektorin e xehtarisë dhe të nxjerrjes së gurëve, në shkurt të vitit 2013, në krahasim me shkurtin e vitit 2012, është shënuar rritje prej 17,7 për qind, në industrinë për përpunim ka rritje prej 4,4 për qind, ndërsa në furnizimin me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim ka rënie prej 3,6 për qind.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimtaria në shkurt të vitit 2013, në krahasim me shkurtin e vitit 2012, ka shënuar rritje në produktet intermediare, përveç energjisë për 7,9 për qind, produkteve të përhershme për përdorim të gjerë për 7,2 për qind dhe produkteve jo të përhershme për përdorim të gjerë për 12 për qind, ndërsa rëmie ka te energjia për 6,8 për qind dhe te produktet kapitale për 7 për qind.

Prodhimi industrial në periudhën janar- shkurt 2013, në krahasim me dy muajt e parë të vitit të kaluar ka shënuar rritje prej 1,9 për qind. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)