Prodhimi industrial në Eurozonë shënoi rritje në dhjetor
Bruksel, 17 shkurt - Prodhimi industrial në Eurozonë është rritur me 1.2 për qind në dhjetor të vitit të kaluar krahasuar me muajin paraprak.
Zyra evropiane e statistikave (Eurostat) publikoi të dhënat për prodhimin industrial për dhjetor 2021 për Bashkimin Evropian (BE) dhe Eurozonën
Sipas të dhënave më të fundit, prodhimi industrial në Eurozonën 19-anëtarëshe u rrit me 1.2 për qind në dhjetor krahasuar me nëntorin dhe për 1.6 për qind krahasuar me dhjetorin e vitit 2020.
Prodhimi industrial në BE në dhjetor është rritur me 0.7 për qind krahasuar me muajin paraprak, dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur për 2.5 për qind.
Sipas këtyre të dhënave, prodhimi industrial në vitin 2021 u rrit me 7.8 për qind në Eurozonë dhe me 8.2 për qind në BE krahasuar me një vit më parë.
Eurozona është bashkimi monetar i 19 vendeve anëtare të BE-së që kanë adoptuar euron si monedhën e tyre kryesore dhe mjetin e vetëm ligjor pagesor. BE-ja aktualisht ka 27 vende anëtare.