24 Dhjetor 2024

Prodhimi industrial në Eurozonë regjistron rritje prej 0,7 për qind

Bruksel, 14 gusht - Prodhimi industrial regjistroi rritje në 0,7 për qind gjatë muajit qershor, në zonën euro, sipas të dhënave të publikuara sot nga Zyra Evropiane e Statistikave, Eurostat.   

Kjo rritje vjen pas një rënie të lehtë në 0,2 për qind gjatë muajit të kaluar.    

Rritja, përgjatë muajit qershor u shkaktua kryesisht për shkak të konsumit të qëndrueshëm në +4,9 për qinddhe në një masë të vogëlnga investimet në +2,5 për qind.     

Ndër vendet anëtare të zonës euro për të cilat të dhëna janë në dispozicion, rritje janë regjistruar në Irlandë në +8,7 për qind, në Gjermani dhe në Greqi në +2,5 për qind secila dhe ulje në Holandë në -4,1 për qind, në Portugali në -2,8 për qind dhe në Francë në -1,5 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)