Prodhimi industrial italian pësoi një rënie prej 5,2 për qind
Romë, 15 maj - Prodhimi industrial italian, vend i goditur nga recesioni, pësoi një rënie prej 5,2 për qind në muajin mars, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2012", deklaroi të martën Eurostat-i.
Zyra e Statistikave të Bashkimit Evropian u shpreh se kjo ishte shfaqja më e rëndë e ekonomisë së suksesshme të kontinentit.
Prodhimi industrial, vit pas viti, ka pësuar një rënie prej 1,5 për qind në Gjermani dhe 1,6 për qind në Francë për muajin mars.
Në muajin mars, prodhimi industrial ka pësuar një rënie prej 1,7 për qind në eurozonë në krahasim me të njëjtin muaj në vitin 2012.
Ndërsa në të gjithë Bashkimin Evropian ka pësuar një rënie prej 1,1 për qind.
Eurostat u shpreh gjithashtu se, në bazë të vlerësimeve të tij, prodhimi industrial në mënyrë sezonale është rritur me një për qind në eurozonë për muajin mars në krahasim me shkurtin, dhe 0,9 për qind në të gjithë Bashkimin Evropian.