Prodhimi industrial i Turqisë shënoi rritje 8,9 për qind
Stamboll, 10 shkurt - Prodhimi industrial i Turqisë në vitin 2011 shënoi rritje pa ndërprerje pasi qe rritja vjetore në prodhim u realizua në nivelin 8,9 për qind.
Ministri turk i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë, Nihat Ergyn, deklaroi se prodhimi industrial do të jetë lokomotiva e rritjes ekonomike edhe përgjatë vitit 2012.
Instituti i Statistikave të Turqisë bëri publik rezultatet e indeksit të prodhimit industrial për muajin dhjetor 2011.
Sipas kësaj, prodhimi industrial në muajin e fundit të 2011-s, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm, është rritur me 3,7 për qind.
Pas shpalljes së të dhënave të fundit doli në pah edhe dëftesa e Turqisë për prodhimin industrial 2011.
Gjatë vitit të kaluar prodhimi industrial shënoi një rritje me 8,9 për qind.
Ministri i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë të Turqisë, Nihat Ergyn, bëri një vlerësim të shifrave dhe theksoi se prodhimi i muajit dhjetor arriti nivelin më të lartë që nga viti 2005 e këtej.
Duke sqaruar se prodhimi vazhdon të rritet pa ndërprerje prej tashmë 25 muajsh, Nihat Ergyn shtoi: "Prodhimi industrial do të jetë lokomotiva e rritjes ekonomike edhe përgjatë vitit 2012."