Prodhimi i naftës në Siri bie 96 për qind që nga fillimi i konfliktit
Damask, 18 shkurt - Prodhimi i naftës në Siri ka rënë 96 për qind që nga fillimi i konfliktit, njoftoi sot ministri sirian i Naftës, ndërkohë që vendi është përfshirë edhe nga sanksionet ndërkombëtare dhe që numri më i madh i puseve ndodhet në duart e rebelëve.
Kemi kaluar nga 385 000 fuçi në ditë para lufte në 14 mijë fuçi me naftë në ditë tani në kohën e luftës, deklaroi ministri Suleiman al-Abbas, i cituar nga agjencia zyrtare siriane e lajmeve, SANA.
Rritja e sulmeve terroriste kundër infrastrukturës në naftës, sanksionet ndërkombëtare dhe largimi i kompanive të huaja sollën në gjendjen ku jemi sot, theksoi ai.